OKB-ja mbështet hetimin për shkeljet e dyshuara ruse në Ukrainë

Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut ka mbështetur me shumicë dërrmuese një rezolutë që dënon pushtimin rus dhe ngritjen e një komisioni për të hetuar krimet e supozuara të luftës dhe krimet kundër njerëzimit.
Rusia mbeti plotësisht e izoluar, me vetëm një shtet tjetër anëtar – Eritrea, që votoi kundër rezolutës.
Një komision hetimor është niveli më i lartë i hetimit që këshilli mund të urdhërojë – ka një për Sirinë, tani do të ketë një për veprimet e Rusisë në Ukrainë.
Rezultati i votimit: 32 pro, 2 kundër dhe 13 abstenime është një poshtërim për Moskën, transmeton rtv21.tv.
Kina, Kuba ose Venezuela që zakonisht mbështeten Rusinë, këtë herë ata abstenuan.

Vota dërrmuese për të hetuar abuzimet duhet të tregojë Vladimir Putinit se “e gjithë bota është kundër jush”, thotë ambasadorja e Ukrainës në OKB.

“Mesazhi për Putinin ka qenë i qartë: Ju jeni të izoluar në nivel global dhe e gjithë bota është kundër jush”, tha Yevheniia Filipenko./21Media

Back to top button