OKB me rezolutë i bën thirrje Rusisë ta ndalojë luftën në Ukrainë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka votuar me shumicë dërrmuese një rezolutë që i bënë thirrje Rusisë që të ndalojë menjëherë agresionin kundër Ukrainës dhe të sigurojë më shumë qasje organizatave humanitare dhe të mbrojë civilët në Ukrainë.

Ishin 140 vende pro, pesë kundërshtuan dhe 38 abstenuan për një rezolutë të sponsorizuar nga Shtetet e Bashkuara.Disa javë më parë, 141 vende mbështetën një rezolutë që dënon pushtimin e Rusisë.
Edhe pse jo detyruese, rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme kanë peshë politike.
Të mërkurën, ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara Linda Thomas-Greenfield u tha vendeve anëtare të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së se duke votuar në favor të rezolutës, e cila bën thirrje pjesërisht për një ndërprerje të menjëhershme të armiqësive nga Federata Ruse në Ukrainë, ata “po votojnë për fundin e luftës”.
Asambleja e Përgjithshme dëgjoi fjalimet mbi situatën humanitare në Ukrainë të mërkurën dhe të enjten.
Ndërkaq, sot shënon 1 muaj që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës./21Media
Back to top button