OKB: Rreth 200 mijë njerëz kanë ikur nga veriu i Gazës që nga 5 nëntori

Thuajse 200 mijë civilë janë detyruar të braktisin banesat e tyre dhe të largohen nga Gaza Veriore, që nga 5 nëntori. Shifrat bëhen të ditura nga zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare.

“Rreth 200 mijë njerëz kanë lëvizur që nga 5 nëntori përmes një korridori të hapur nga ushtria izraelite, sipas monitorimit të OCHA,” tha organizata në një raport të situatës të botuar të martën.

Ushtria izraelite ka operuar një sërë korridoresh humanitare të cilat, theksohet në reagim, po u mundësojnë njerëzve në Gazën veriore të lëvizin të sigurtë drejt jugut.

Por zhvendosja ka sjellë dhe një tjetër fenomen shqetësues në jug, siç është mbipopullimi dhe aksesi i kufizuar në nevoja jetike, si ushqimi e madje dhe uji.

Back to top button