OKB shpreh shqetësim për dënimet me vdekje të tre të burgosurve britanikë

Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut është e shqetësuar për të ashtuquajturën Gjykatë Supreme të Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetskut që dënon me vdekje tre ushtarë.
Zëdhënësja e OKB-së, Ravina Shamdasani ka thënë se që nga viti 2015 kanë vërejtur se i ashtuquajturi gjyqësor në këto republika të vetëshpallura nuk ka respektuar garancitë thelbësore të gjykimit të drejtë, siç janë seancat publike, pavarësia, paanshmëria e gjykatave dhe e drejta për të mos u detyruar për të dëshmuar.
“Gjyqe të tilla kundër të burgosurve të luftës përbëjnë një krim lufte”, tha ajo./21Media

Back to top button