OKB thotë se fazës së shpëtimit pas tërmetit “po i afrohet fundit”

Fazës së shpëtimit pas tërmetit “po i afrohet fundit”, tha shefi i ndihmës i OKB-së, Martin Griffiths gjatë një vizite në qytetin verior të Sirisë, Aleppo të hënën.
“Ajo që kemi parë të ndodhë në këto zona të tërmetit është se faza e shpëtimit po tërheq zvarrë njerëz të gjallë nga rrënojat dhe gjetja e atyre që vdiqën në rrënoja, kjo po i afrohet fundit. Dhe tani faza humanitare, urgjenca e sigurimi i strehimit, kujdesit psikosocial, ushqimit, shkollimit dhe ndjenjës së së ardhmes për këta njerëz, ky është detyrimi ynë tani”, tha Griffiths.
Ai tha se OKB-ja do të ndihmojë për të lëvizur ndihmat nga veriu i mbajtur nga qeveria në veriperëndimin e mbajtur nga rebelët në Siri./21Media

Back to top button