Olluri: VV po ndryshon imazhin e saj

Sipas Ollurit, Kurti dëshiron të tregojë se nuk është më ajo Vetëvendosje

Gazetari Parim Olluri, i ftuar në emisionin debatues “Click” të RTV21, tha se Lëvizja Vetëvendosje është duke ndryshuar imazhin e saj të ndërtuar më herët.

“ Vetëvendosja është tu shkuar për si me thënë, teh të shpatës në ndryshimin e imazhit të saj që e ka ndërtuar më herët. Ne e pamë Albin Kurtin në Gjilan që tha ‘unë e njoh Republikën e Kosovës’, me një farë forme ai po donë me u përgatit si kryeministër i ardhshëm i Kosovës, pe kërkon besimin e njerëzve për me votu’, tha Olluri.

Sipas tij, Kurti dëshiron të tregojë se nuk është më ajo Vetëvendosje që tërë ditën mendon për bashkimin me Shqipërinë./21Media

Back to top button