Macron: Marrëveshja e Parisit, e pakthyeshme

Presidenti francez tha se marrëveshja është përgjegjësi e jona

Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha të premten se marrëveshja e Parisit për ndryshime klimatike do të përmbushet pavarësisht njoftimit të Donald Trump për tërheqjen e SHBA-ve.

Ai këto komente i bëri pas takimit me prefektin e Parisit En Idalgo dhe atë të New Yorkut Majkël Blumberg në Paris, transmeton Reuters.

“Marrëveshja e Parisit është e pakthyeshme dhe do të përmbushet pasi që është përgjegjësi jona”, deklaroi Macron.

Reuters më herët njoftoi se Trump personalisht përmes telefonit u ka shpjeguar liderëve të Gjermanisë, Francës, Britanisë dhe Kanadasë se SHBA tërhiqet nga marrëveshja e Parisit.

Trump ka bindur liderët se SHBA mbetet e përkushtuar ndaj Aleancës Trans-atlantike dhe se do të forcojë përpjekjet për mbrojtjen e mjedisit jetësor, thuhet në kumtesën e Shtëpisë së Bardhë.

Më herët Italia, Franca dhe Gjermania në kumtesën e përbashkët shprehën keqardhje për shkak të vendimit të Trump për t’u larguar nga marrëveshja kundër ndryshimeve klimatike dhe hodhën poshtë sugjerimin e tij se pakti global mund të rishqyrtohet.

Trump ka thënë se SHBA do të ndërpresë zbatimin e të gjitha detyrimeve që dalin nga marrëveshja e Parisit.

Back to top button