Shpërthim i fuqishëm, 14 të vdekur

Të paktën 14 persona kanë vdekur pas shpërthimit të fuqishëm të gazit në Karaçi të Pakistanit. 12 persona po ashtu janë lënduar në shpërthimin që ndodhi sot.
Shumica e të vdekurve ishin klientë dhe staf i një banke që ishte ndërtuar mbi rrjetin e kanalizimeve në qytetin më të madh të Pakistanit.
Autoritetet lokale besojnë se shpërthimi ndodhi për shkak të rrjedhjes nga një tubacion i gazit që kalonte në rrjetin e kanalizimeve në lagjen Sher Shah të Karaçit, mirëpo rrethanat ende po hetohen nga autoritetet.
Në videot e publikuara nga policia në Karaçi u shfaqën dëmet e mëdha të shkaktuara në një bankë, që gjendet përmbi rrjetin e kanalizimit ku ndodhi shpërthimi.
Dëshmitarë kanë deklaruar se ende ka persona të ngujuar nën rrënojat e ndërtesës së bankës. Vendin e kanë hetuar edhe skuadra anti-bombë dhe ajo për anti-terrorizëm, mirëpo zyrtarë kanë bërë të ditur se nuk ka asnjë indikacion se ky shpërthim mund të jetë i lidhur me një sulm terrorist.
Shumë rrjete kanalizimi në qytet janë mbuluar, kryesisht në mënyrë të paligjshme, përmes ndërtimit të strukturave të betonit mbi to./21Media

Back to top button