Operacion policor në disa qytete

Policia ka ndërmarr një aksion policor në disa lokacione në vend ku dyshohej se zhvilloheshin aktivitete të paligjshme

Dje Policia e Kosovës ka ndërmarr një operacion policor në rajonet: Prishtinë, Ferizaj dhe Prizren me ç’rast janë kontrolluar tetë lokacione të ndryshme, në të cilat ishin zhvilluar aktivitete të paligjshme me lojëra të fatit.

Operacioni është zhvilluar edhe me asistencë të Njësisë Speciale Operative, Krim Teknikes, Doganës së Kosovës, ATK-së.

Gjatë operacionit janë sekuestruar: një sasi e dokumentacioneve që janë hasur në ato lokacione, rreth 144 mijë euro, 16 Hard-Disk (memorie kompjuteri), 3 USB, 2 telefona, 2 revole, 5 memory card, një monedhe me vlerë 50 euro e dyshuar si e falsifikuar.

Janë intervistuar 4 të dyshuar, të cilët në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt.

Back to top button