OPINIONE: Mungesa e njohjeve dhe procesi integrues (Video)

Mazrreku: Ka mungesë të strategjisë për njohje.-Osmani: Këtë vit Kosova do të aplikoje për statusin e vendit kandidat në BE.-Mazrreku: Kosova të fokusohet te njohja e 5 vendeve të BE-së.-Szunyog: Procesi i integrimit evropian është i ndërlidhur me dialogun
Presidentja Vjosa Osmani ka paralajmëruar aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, brenda këtij viti. Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomash Shunjog porositi institucionet e Kosovës se procesi integrues i saj ndërlidhet me suksesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ndërkohë, Presidenti serb, Vuçiq ka njoftuar se edhe një shtet e ka tërhequr pavarësinë e Kosovës. Njohës të integrimeve evropiane thonë se Kosova duhet të përqendrohet në njohjen e vendit nga 5 vendet anëtare të BE-së.(Përgatiti: Ilir Berisha, Kamera: Berat Bahtiri). /21Media

Back to top button