Sulmohen kandidatet për kryetare të Deçanit!

Kandidatja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ardiana Qorraj dhe kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetare të Deçanit, Hyri Dobrunaj sonte në RTV21 kanë deklaruar se janë sulmuar.
Qorraj ka bërë të ditur se ka pasur një sulm fizik. Ajo ka shtuar se është nisur një fushatë e egër dhe nuk mund të ketë mbështjeje të femrave në Deçan.

Ndërsa, Hyri Dobrunaj ka theksuar se qe tri ditë familja e saj po sulmohet. Ajo ka deklaruar se të gjitha shpifjet kundër saj t’i denoncoj në polici.

Në Deçan janë 39 mijë e 875 qytetarë me të drejtë vote. Në garë për të udhëhequr Deçanin janë pesë kandidatë: nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës-Bashkim Ramosaj, nga Lëvizja Vetëvendosje-Orges Tafilaj, nga Lidhja Demokratike e Kosovës-Hyri Dobrunaj, nga Partia Demokratike e Kosovës-Ardiana Qorraj dhe Isa Elezaj si kandidat i pavarur./21Media

Back to top button