Kaloni te përmbajtja kryesore

Opozita bojkoton fjalimin e Presidentit

Thaçi prezanton punën e bërë gjatë vitit 2018

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi sot i është drejtuar Kuvendit të Kosovës në adresimin e tij vjetor.

I pari i Kosovës është duke iu adresuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës për të arriturat dhe sfidat e vitit 2018.

Opozita nuk është e pranishme në këtë seancë, ata kanë bojkotur fjalimin e presidentit Thaçi.

Ndryshe sot ishte paraparë që të mbahej një seancë e jashtëzakonshme e thirrur nga VV dhe LDK për draft marrëveshjen për dialogun me Serbinë. Mbajtja e kësaj seance dështoi pasi që nuk ishin të pranishëm deputetët. LDK e VV paraprakisht kanë mbajtur një konferencë për media në të cilën kanë adresuar kritika për mospjesëmarrjen e mazhorancës në këtë seancë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button