“Opozita e vagët”, replika e kundër- replika ndërmjet Lamës dhe Jehona Lushakut Sadriut

Kryetarja e Forumit të Gruas të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe anëtarja e kryesisë, Jehona Lushaku Sadriu sonte ishte e ftuar në ”Click” të RTV21.

Gjatë debatit që ishte për rolin e opozitës karshi situatës së veriut të Kosovës pati replika e kundër- replika ndërmjet deputetës dhe analistes së ”Click”, Alma Lamës.

‘’Reagimi opozitar shumë i vagët, populli i Kosovës sot nuk e din se çfarë po ndodh’’, tha Lama teksa, për këtë Lushaku-Sadriu u përgjigj se ‘’Kryeministri nuk po tregon”.

Lama gjithashtu pati kritika për opozitën se është dashur të reagojë që ditën e parë të tensionimit të situates në Veri, të premtën.

Në anën tjetër Lushtaku-Sadriu tha se opozita do ta ftojë kryeministrin Kurti për të raportuar për situatën e krijuar në veri./21Media

Back to top button