Opozita kërkon seancë të jashtëzakonshme për tekstet shkollore

 

Deputetët e opozitës- anëtarë të Komisionit për Arsim kanë dorëzuar kërkesë për seancë të jashtëzakonshme të në Kuvend lidhur me atë që thonë dështimin e qeverisë për të siguruar tekstet shkollore.

Anëtarja e Komisionit për Arsim e cila është deputete në kuadër të PDK-së, e ka publikuar kërkesën në rrjetet sociale duke thënë se Kuvendi duket të ndërpresë pushimet për siç ka thënë këtë dështim të pashembullt.

“Pasojat e paaftësisë dhe dështimit të kësaj qeverie, po i vuajnë mbi 200 mijë nxënës, mijëra prindër e mësimdhënës. Gjendja është e jashtëzakonshme dhe kërkon veprime urgjente. Prandaj, ne, deputetët e opozitës – anëtarë të Komisionit për Arsim, të mbështetur nga deputetët e tjerë, kemi iniciuar thirrjen e Seancës së Jashtëzakonshme të Kuvendit e cila do të mbahet të hënën, më 04 shtator. Në kushtet e paaftësisë dhe mosveprimit të qeverisë, Kuvendi duhet të ndërpres pushimin dhe ti kthehet punës, e të diskutoj mbi përgjegjësinë e qeverisë për këtë dështim të pashembullt në përmbushjen e mandatit kushtetues e ligjor të saj.”, ka shkruar ndër tjerash Hoxha në Facebook.

Paraprakisht ajo ka vlerësuar se shkollat janë të papërgatitura, nxënësit nuk kanë tekste shkollore e materiale mësimore, ndërsa familjet e prindërit janë të braktisur.

“Mbi 200 mijë nxënësve nuk do t’iu ofrohen në shkolla tekstet falas, ashtu siç e përcakton ligji dhe ashtu siç ka ndodhur për më shumë së një dekadë.”, ka thënë Hoxha. /21Media

Back to top button