Opozita paralajmëron dërgimin në Kushtetuese të dy projektligjeve

(Lajm i përditësuar)


LDK-ja paralajmëron dërgimin në Kushtetuese të dy projektligjeve

Lidhja Demokartike e Kosovës ka vlerësuar se projekligjet e miratuara në Kuvend përbëjnë shkelje kushtetuese dhe ligjore dhe si  të tilla janë një përpjekje e Qevverisë aktuale për të kontrolluar institucionet përfshirë edhe mediat.

Armend Zemaj, deputet i LDK-së i tha RTV21 se partia e tij po e shqryton mundësinë e dërgimit në Kushtetuese të projekligjeve të miratuara.

“Këto ligje që u miratuan sot do mbetën njollë e zezë të shkaktuara nga LVV për Kosovën ajo që e rëndon edhe me shumë situatën është se LVV nuk mori parasysh asnjë rekomandim nga gjithë mekanizmat ndërkombëtar të cilat e mbështetën hap pas hapi shtetësinë e Kosovës. Perveç tentimit të kapjes se gjithkçaje, LVV po tenton të kap edhe Këshillin Prokurorial dhe mediat e pavarura. Neve si LDK nuk na mbetet rrugë tjetër përveç Gjykatës Kushtetuese edhe pse Gjykata për këto ligje ka dhënë fjalën e saj njëherë. Dhe ne si LDK me ekspertët tanë i kemi gati të gjeturat dhe do t’i adresojmë në Gjykatën Kushtetuese e cila edhe pse po atakohet vazhdimisht nga Qeveria, besojmë se do të marr vendim të merituar siç mori vendime edhe për projektligjet e tjera.”, deklaroi Zemaj.


PDK paralajmëron se do t’i dërgojë në Kushtetuese dy projektligjet e miratuara sot në Kuvend

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Përparim Gruda,i tha RTV21 se Partia Demokratike e Kosovës do t’i dërgoj në Gjykatën Kushtetuese dy projektligjet e miratuara sot në Kuvend pa prani të  opozitës.

Projekt ligjin për Këshillin e Pavarur për Media dhe atë për Këshillin Prokurorial të Kosovës. Gruda tha se PDK do të shfrytëzoj afatet kushtetuese dhe brenda 8 ditëve do t’i dërgoj për shqyrtim këto dy projektligje.

‘’Ne kemi paralajmëruar edhe më herët që nëse kalojnë në formën siç janë do të kalojnë në Gjykatë Kushtetuese, të njëjta vërejte i ka pasur dhe Zyra e BE-së. Ne kemi provuar përmes një mocioni përmbajtjesor të paraqitur prej shefit të grupit parlamentar të hiqen nga rend i ditës. Ata nuk i tërhoqën dhe e vetmja rruge edhe Gjykata Kushtetuese dhe ne do t’i dërgojmë sepse kemi premtuar publikisht, ato shkelin kushtetutën’’, tha Grdua./RTV21/21Media

 

Back to top button