Kosova shkon në zgjedhje të reja

(Lajm i përditësuar)

Kosova do të shkojë sërish në zgjedhje, meqë Kuvendi ka dështuar ta zgjedhë Presidentin e ri.

Afati kushtetues 34 ditor për zgjedhjen e Presidentit ka përfunduar në orën 24:00. Gjykata Kushtetuese me aktgjykim ka përcaktuar që Kuvendi shpërndahet me automatizëm nëse brenda këtij afati nuk zgjidhet presidenti.


Ka filluar senaca e Kuvendit lidhur me çështjen e presidentit, kjo është përpjekja e fundit që Kosova të ketë presidentin e saj.

Kujtojmë se sonte në mesnatë përfundon afati për zgjedhjen e shefit të shtetit.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu në fjalimin e saj ka thënë se ”Kemi edhe disa minuta, po i presim deputetët e opozitës”.

 

Back to top button