“Ora e Vdekjes” përmbyll edicionin e dhjetë të FemArt

1 min read

Edicionit të dhjetë të FemArt i erdhi fundi.

Sot(23 qershor) shënohet dita e dhjetë e FemArt.

Sonte do të shfaqet premiera e “Ora e vdekjes” me regji të Ilir Bokshit në Burgun Muze të Prishtinës.

Shfaqja nis në orën 20:30.

“Ora e vdekjes” trajton fatin e të burgosurve politik në Kosovë dhe Shqipëri. Shfaqja përfshin edhe tregime nga të mbijetuarit (nga masakra e burgut të Dubravës) si dhe tregime nga të burgosurit nëpër burgjet e tjera të luftës së fundit në Kosovë dhe kohës së komunizmit në Shqipëri. E inskenuar në hapësirat e dikur Burgut të Prishtinës, i shndërruar sot në muze, publiku jo vetëm që do ta përjetojë shfaqjen dhe tregimet, por do të përjetojë edhe hapësirat e burgut”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, projekti trajton jetën, moralin, identitetin, fatet, luftën, mbijetesën dhe dashurinë, gabimin dhe pafajësinë, lirinë dhe vdekjen, të gjitha këto të gërshetuara në një koncept inovativ teatror.

Në kuadër të FemArt, prezantohet edhe shfaqja speciale e baletit “Luxuria” me regji të David Gutiérrez Molina./21Media