Theret me thikë një person në Fushë Kosovë

Një person është therur me thikë në orët e para të 22 qershorit. Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se ngjarja ka ndodhur në Fushë Kosovë rreth orës 00:10.
Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndërsa lidhur me rastin është arrestuar një person.
Policia bën të ditur se me vendim të prokurorit i arrestuari është dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button