Orari i ndeshjeve të 1/8 së finales së Kupës së Kosovës
Pas pushimit prej më pak se dy muajsh, në fundjavën e ardhshme, rifillojnë garat për edicionin 2021/22, me ndeshjet e 1/8 së Kupës së Kosovës.
Federata e Futbollit të Kosovës(FFK) ka njoftuar se në këtë rreth të garave na presin duele intersante. “Të gjitha skuadrat e kanë shfrytëzuar pushimin ndërmjet dy stinorëve garues për t’u përgatitur sa më mirë, teksa ndeshjet e kupës do të jenë testi i tyre i parë”.
Komisioni i Garave tashmë e ka përpiluar orarin e ndeshjeve, i cili është si më poshtë:
Kupa e Kosovës – 1/8 e finales
E shtunë, 5 shkurt
13:00 Gjilani – Dukagjini
13:00 2 Korriku – Ramiz Sadiku
13:00 Onix – KEK-u
13:00 Ulpiana – Arbëria
E diel, 6 shkurt
13:00 Prishtina – Drenica
13:00 Ballkani – Malisheva
13:00 Fushë Kosova – Drita
E hëne, 7 shkurt
13:00 Ferizaj – Llapi./21Media