Vdiq ​babai i Pal Lekajt

 
Ka vdekur sot Lekë Lekaj, babi i deputetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Pal Lekaj.
Kjo është bërë e ditur nga Pal Lekaj, i cili njoftoi se babai i tij ka qenë duke qëndruar në qytetin Pula të Kroacisë.
“Shumë të dashur miq e dashamirë të familjes Lekaj e në veçanti të bacës Lek, ju njoftoj që sot në moshën 90 vjeçare në qytetin Pula të Kroacisë, babai jonë Lek Lekaj ndërroi jetë. Në emër të motrave Borës dhe Martës, vëllezërve Gjonit, Gjevalinit, Frrokit dhe Gjergjit dhe gjithë nipave e mbesave të bacës Lek ju falenderoj për ngushëllimet.
Për datën e ceremonisë mortore dhe pritjes për ngushëllime do të ju njoftoj me kohë”, ka shkruar Pal Lekaj në Facebook.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka ngushëlluar familjen Lekaj për humbjen e kryefamiljarit.
Haradinaj ka thënë se Lekë Lekajn e kujtojnë si një burrë të urtë, punëtor e atdhetar.
“Paska shkuar ne amshim Baca Lekë, babai i kolegut Pal Lekaj. Lekë Lekajn e kujtojmë si një burrë të urtë, punëtor e atdhetar. Ngushëllimet më të sinqerta për Familjen Lekaj, miqtë dhe farefisin. U prehtë në paqe”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./21Media

Back to top button