Orav: BE dëshiron të shohë një zgjidhje të qëndrueshme për Veriun e Kosovës

Ambasadori i BE-së në Prishtinë, Aivo Orav, ka publikuar një shkrim autorial sot, ku flet për vitin 2025 dhe premtimin që Kosova gjatë këtij viti do të afrohet me BE-në. Orav tek ky shkrim ka folur edhe për përkrahjen financiare që BE-ja do të japë për vendet e Ballkanit Perëndimor përmes Planit të Rritjes.
Orav ka thënë se pagesat në kuadër të këtij plani do të bëhen në momentin që plotësohen të gjitha hapat e reformave që janë nënvizuar në Reformën e Agjendës së Kosovës, duke sqaruar se 880 milionë janë në dispozicion për implementimin e saj.
Orav ka porositur Kosovën që të shfrytëzojë plotësisht Planin e Rritjes duke implementuar Reformën e Agjendave dhe të lëviz më afër BE-së.
Megjithatë shefi i Zyrës së BE-së, Aivo Orav, ka thënë se procesi i reformave s’është vetëm rreth marrjes së fondeve nga Plani i Rritjes apo të bashkuarit në BE. Sipas tij procesi i reformave ka të bëjë me implementimin e reformave demokratike dhe ekonomike për një Kosovë më të mirë dhe për të siguruar një jetë më të mirë për të gjithë njerëzit në Kosovë.
Tutje Orav ka thënë se BE-ja dëshiron gjithashtu të shoh edhe një zgjidhje të qëndrueshme për situatën në Veri të Kosovës, të shoh një vend ku të gjitha komunitetet jetojnë krah për krah në siguri dhe ku ndjehen të përfaqësuar siç duhet nga ata që janë në detyrë dhe të kenë kujdesin e duhur nga shërbyesit publik të tyre.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?