Orban: Migrantët duhet të dëbohen nga Evropa

Kryeministri i Hungarisë ashpërson qëndrimin

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, deklaroi se iluzioni i integrimit masiv nuk po funksionon në praktikë dhe se migrantët duhet të dëbohen nga Evropa.

Ai njëkohësisht akuzoi edhe miliarderin Xhorxh Soroshin, duke theksuar se migracioni është një biznes mjaft i mirë për të. Kryeministri hungarez shprehu vlerësimin se multi-kulturalizmi në Evropë ka dështuar dhe se Bashkimi Evropian për këtë po tenton të ngarkoi shtetet anëtare, në mesin e tyre edhe Hungarinë.

Sipas Orbanit, Evropa po tenton të shpërndajë refugjatët, për të cilët theksoi se nuk është dashur të lejohen të hyjnë, në ato shtete anëtare, të cilat kanë refuzuar ti pranojnë ata në territoret e tyre. Propozimi i Budapestit zyrtar qysh më herët ka qenë që në vend të shpërndarjes në shtetet anëtare të unionit, migrantët të dëbohen nga Evropa.

Kryeministri i Hungarisë më tutje tha se asnjë shtet nuk mund të urdhërohet se me kë dëshiron të jetoi brenda territorit të vet, duke qartësuar se është ky një vendim sovran, të cilin duhet ta merr secili shtet për vete./21Media

Back to top button