Aksidentohet një këmbësor në Prishtinë

Këmbësori ka pësuar lëndime truppore

Në Rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku mes një automjeti dhe një këmbësori. Sipas zëdhënëses së policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti- Haziraj, këmbësori ka pësuar lëndime trupore.

“Rreth orës 14:00 ka ndodhur një aksident mes një automjeti dhe një këmbësori, ky i fundit ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, tha Ahmeti-Haziraj për Kallxo.com.

Back to top button