Orët e gjata të punës po vrasin qindra mijëra njerëz në vit

 

Studimi i parë global i këtij lloji tregoi se 745,000 njerëz vdiqën në 2016 nga goditja në tru dhe sëmundja e zemrës për shkak të orëve të gjata.

Sipas raportit, më të prekurit ishin në Azinë Juglindore dhe rajonin e Paqësorit Perëndimor.

OBSH gjithashtu tha se kjo mund të përkeqësohet për shkak të përballjes me pandeminë.

Sipas hulumtimeve, puna 55 orë ose më shumë në javë shoqërohet me një rrezik 35% më të lartë të goditjes në tru dhe një rrezik 17% më të lartë të vdekjes nga sëmundja e zemrës, krahasuar me një javë pune prej 35 deri në 40 orë, raporton BBC.

Studimi, i kryer me Organizatën Ndërkombëtare të Punës, gjithashtu tregoi pothuajse 3/4 e atyre që vdiqën si rezultat i punës me orë të gjata ishin burra të moshës mesatare ose më të vjetër./21Media

Back to top button