Kaloni te përmbajtja kryesore

Organizatat ndërkombëtare kërkojnë ndaljen e sulmeve ndaj gazetarëve

Qendra Evropiane për Lirinë e Medias bashkë me disa organizata rajonale e ndërkombëtare i kanë shkruar letër presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministrit Albin Kurti, duke u bërë thirrje që gjuha diskredituese dhe denigruese ndaj gazetarëve të ndalet menjëherë.
Reagimi thekson se gjuha e tillë ndaj gazetarëve po organizohet nga zyrtarë të lidhur me Lëvizjen Vetëvendosje, Zyrën e Presidencës dhe institucione të tjera të nivelit të lartë.

Në këtë letër përmenden postimet në Facebook të zëdhënësve dhe këshilltarëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe të Zyrës së kryeministrit Kurti, të cilët “duke folur në emër të partive që prezantojnë, thanë se mediat u përpoqën të minonin presidenten përmes raportimeve të tyre”.
Këto organizata veçojnë edhe komentet e bashkëshortit të presidentes Osmani, Prindon Sadriu drejtuar gazetarëve.
“Gjithsesi, ne vlerësojmë se përgjigja ndaj këtyre gabimeve nga zyrtarë të caktuar qeveritarë dhe partiakë ishte e papërshtatshme dhe ka shpirë në armiqësi të pajustifikueshme kundër mediave”, thuhet në reagim.
Organizatat nënshkruese janë Qendra Evropiane për Lirinë e Medias, Federata Evropiane e Gazetarëve, Indeksi mbi censurën, Instituti Ndërkombëtar i Shtypit, Rrjeti i SafeJournalists që përfshinë asociacionet e gazetarëve të Kosovës, Maqedonisë, Bosnjes, Kroacisë, Serbisë dhe Malit të Zi dhe Fondacioni Daphne Caruana Galizia./21Media
Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button