Organizohet testi i Inteligjencës dhe Njohurive të Përgjithshme për kanditatët e rinj të FSK-së
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë të ditur se në pesë kazerma pas testit fizik është organizuar edhe testi i Inteligjencës dhe Njohurive të Përgjithshme për kandidatët e konkursit për ushtarë të rinj të FSK-së.
Mehaj të gjithë kandidatëve iu ka uruar suksese dhe ka garantuar se do të kalojnë vetëm më të mirët.
”Transparenca si dhe parimi i meritokracisë dhe mundësisë së barabartë, është moto e qeverisjes sonë! Vazhdojmë me punë e suksese të radhës”, ka shkruar Mehaj në ”Facebook”./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?