Origi është lojtari më i ri i Milanit

Tanimë e bërë zyrtare edhe nga vetë kampioni italian që sulmuesi belg, Divock Origi, ka kompletuar një transferim si lojtar i lirë te AC Milani.
Me të përfunduar kontrata e tij te Liverpooli, Origi vendosi që mos ta rinovojë atë, dhe të provojë një aventurë të re, duke iu bashkuar “Rossonerëve” në “San Siro”.
Origi ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me kampionin italian, e cila do ta mbajë atë në Serie A deri më 30 qershor të vitit 2026.
Që prej transferimit nga Lille te Liverpooli, Divock Origi ka arritur të bëjë 175 paraqitje në të gjitha garat për Liverpoolin, duke regjistruar 41 gola dhe 18 asistime mbi emrin e tij.
Po ashtu, përgjatë kohës së tij te gjiganti anglez, Origi fitoi Premier Ligën, Ligën e Kampionëve, FA Cup, Carabao Cup, UEFA Super Cup dhe Kupën e Botës për klube.
Fotografitë e Origit në ambientet e Milanit i gjeni më poshtë.

Back to top button