Orkestra e Filharmonisë së Kosovës dhuroi performancë të mrekullueshme në Izmir

Orkestra e Filharmonisë së Kosovës dhuruan performancë të mrekullueshme për publikun në Qendrën e Artit “Ahmed Adnan Saygun” në Izmir.
Koncerti u hap me uverturën “Coriolan” nga Beethoveni dhe koncertin për piano në a-mol nga Schumanni në intepretim të shkëlqyer të pianistes së mirënjohur turke Yeşim Gökalp.
Pjesa e dytë solli një panoramë të muzikës simfonike shqiptare me vepra nga Çesk Zadeja, Lorenc Antoni, Valton Beqiri, Hajrullah Syla dhe versionin orkestral të “Bareshës” nga Rexho Mulliqi me solist Shkumbin Bajraktarin në klarinetë.
Në koncertin që u dirigjua nga Maestro Gridi Kraja, u interpretua edhe premiera botërore e veprës “Sinfonietta” e kompozitorit Kreshnik Aliçkaj.
Kjo ngjarje është përkrahur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komuna Metropolitane e Izmirit./21Media

Back to top button