Orlando dënon dhunën ndaj djalit të Rashiqit: Sulm ndaj demokracisë

 

Ambasadori italian në vendin tonë, Nikola Orlando sot dënoi sulmin ndaj Nikolla Rashiqit, djalit të ish-ministrit serb, Nenad Rashiq.

Orlando e quajti dhunën ndaj Nikolla Rashiqit si sulm ndaj vetë demokracisë.

“I bashkohem dënimit të parezervë të agresionit të motivuar politikisht kundër djalit të kryetarit të Partisë Demokratike Progresive, Nenad Rashiq, një sulm ndaj vetë demokracisë. Dhuna duhet të refuzohet vendosmërisht nga të gjithë dhe të ndëshkohet nga institucionet përkatëse”, shkroi Orlando në Twitter.

Djali i ish-ministrit serb, Nenad Rashiqit dje është rrahur nga disa persona në Llapnasellë, me ç’rast ka kërkuar ndihmë mjekësore. Lidhur me këtë rast, Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit ka ndaluar për 48 orë personat me inicialet C.Z., B.Z., M.R., D.N., M.J., D.T., L.K., dhe një të mitur, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje”./21Media

Back to top button