Deputeti evropian nga Austria Lukas Mandl ka bërë të ditur se sot në Komitetin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian do të votohet raporti për Kosovën.

Ai në një postim në Twitter ka shkruar se vizat dhe dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë janë dy temat qendrore.

“Sot do të votojmë në Komitetin për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, raportin për Kosovën, që unë e kam negociuar të emër të Grupin EEP. Ne kemi përfshirë mesazhe të forta mbi liberalizimin e vizave, njohjen, dialogun Kosovë-Serbi dhe perspektivat për të rinjtë në digjitalizimin dhe fusha të tjera”, ka shkruar Madle.

Ndryshe, Kosova është vendi i fundit në rajon që nuk e gëzon të drejtën e lëvizjes pa viza në BE.