Orlando takoi Osmanin dhe Kurtin: Italia mbështet dialogun

 

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando zhvilloi takime të ndara me u.d të presidentes Vjosa Osmani dhe me liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Orlando tha se Osmanin e uroi për zgjedhjet si dhe folën për konstituimin e institucioneve.

“Sot, në një takim angazhues me Ushtruesen e Detyrës se Presidentes, Vjosa Osmani. E urova atë për zgjedhjet e suksesshme dhe të rregullta, diskutuam për hapat e ardhshëm në finalizimin e shpejtë të institucioneve dhe konfirmuam gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë në muajt e ardhshëm.”, shkroi Ornaldo në Twitter.

Në po të njëjtin rrjet social, Orlando tregoi se edhe me Kurtin folën për formimin e institucioneve të reja, si dhe për mbështjeten që Italia i jep Kosovës duke përfshirë edhe dialogun.

“Në një takim miqësor i urova Albin Kurtit fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhje. Ne diskutuam hapat e ardhshëm ndërsa inkurajova formimin e shpejtë të Qeverisë së re. Unë e sigurova atë se Italia do të vazhdojë të mbështesë #Kosovën në reformat, dialogun dhe integrimin Euro-Atlantik.”, shkroi Orlando./21Media

Back to top button