Orlando u bën thirrje kosovarëve të marrin mësim nga Italia

 

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando ka bërë thirrje për respektimin e masave për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Ai përmes një postimi në llogarinë e tij “Twitter” tha se i është thënë se një e treta e qytetarëve mohojnë/minimizojnë ndikimin e koronavirusit. Ndërsa, kujtoi se në fazën më të keqe në Itali, kur ushtrisë iu bë thirrje për t’u përballur me varrosjen e numrit dërrmues të viktimave.

“Ne mund ta shmangim këtë. Vendosni maskën. Ruani distancën. Lani duart”, ka porositur Orlando.

Në Kosovë deri më tani janë konfirmuar 9 mijë e 49 raste, prej tyre 256 persona kanë vdekur dhe 4 mijë e 989 janë shëruar./21Media

Back to top button