OSBE do të evakuojë të gjithë stafin e saj nga Ukraina

OSBE ka njoftuar se do të “evakuojë përkohësisht” të gjithë anëtarët e saj të misionit ndërkombëtar nga Ukraina sa më shpejt të jetë e mundur.

Kjo u bë e ditur mbrëmë nga Sekretarja e Përgjithshme e OSBE-së Helga Maria Schmid.

Schmid tha se vendimi për të tërhequr stafin e OSBE-së nga Ukraina ishte “për shkak të luftimeve të vazhdueshme dhe situatës së përkeqësuar të sigurisë”.

Ajo tutje theksoi se vendimi për evakuim “nuk ishte i lehtë dhe zhvendosja duhet të jetë e përkohshme”./21Media

Back to top button