OSBE: Një kapitull i ri i shumëpritur nga shqiptarët dhe i merituar hapet sot

Dega e Organizates për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Shqipëri ka përgëzuar vendimin për çeljen e negociatave për Shqipërinë ditën e sotme.
“Një kapitull i ri i shumëpritur nga shqiptarët dhe i merituar hapet sot. OSBE do të mbetet një partner i vendosur i vendit në arritjen e objektivave të reformës prioritare”, thuhet në një postim në Twitter.


Procesi i këtyre dy vendeve ishte bllokuar për shkak të vetos së Bullgarisë ndaj Maqedonisë. E Shqipëria ishte futur në një pako me Shkupin zyrtar.
Ngërçi me Bullgarinë u zgjidh të shtunën, kur Kuvendi i Maqedonisë së Veriut votoi propozimin francez që tejkalon mosmarrëveshjet mes këtyre dy vendeve për gjuhën dhe historinë.
Maqedonia e Veriut ka statusin e kandidates për anëtarësim në BE nga viti 2005, kurse Shqipëria nga viti 2014./21Media

Back to top button