OSBE për sulmin ndaj Policisë së Kosovës: Autorët të sillen para drejtësisë

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka dënuar sulmin e sotëm ndaj zyrtarëve të Polcisë së Kosovës në veri të vendit.

Përmes një postimi në ”Facebook”, OSBE iu ka bërë thirrje institucioneve përkatëse që ta hetojnë rastin dhe përgjegjësit të sillen para drejtësisë.

”Sundimi i ligjit duhet të respektohet nga të gjithë dhe përgjegjësit duhet të sillen para drejtësisë, ndërsa mesazhet publike duhet të zbusin tensionet dhe të inkurajojnë komunikim më të mirë”, thuhet në njoftim.

Një njësi patrulluese e Policisë së Kosovës është sulmuar sërish mëngjesin e sotëm me armë zjarri derisa automjeti i tyre po qarkullonte nga Mitrovica në drejtim të kufirit të Bërnjakut. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zupçe të Zubin Potokut, dhe fatmirësisht përveç dëmeve materiale nuk ka policë të lënduar./21Media

Back to top button