Osmani: Tensionet në veri i ka për qëllim Serbia

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se janë në kontakt të ngushtë me aleatët ndërkombëtarë në raport me çështjen e targave të makinave, konvertimi i të cilave nga ato që i lëshon Serbia në ato RKS, ka afat deri më 31 tetor.
“Tensionet, natyrisht që i ka për qëllim Serbia, por ne po punojmë me partnerët tanë që ato t’i parandalojmë”, tha Osmani kur u pyet nëse ka rrezik për tensione në veri të vendit.
E para e vendit foli edhe për raportet me SHBA-në nga ku po vijnë thirrjet që qeveria kosovare të shtyjë afatin për konvertimin e targave.
“I kemi në fazë të shkëlqyeshme ashtu siç ka thënë sekretari Blinken që janë raporte të pa lëkundura dhe ashtu do të mbesin”, tha ajo.
Osmani tha se nuk ka çka t’i shtojë qëndrimeve të saj që i ka thënë në dy- tre ditët e fundit, për çështjen e targave./21Media

Back to top button