Osmani: 2 Korriku i 1990-s moment historik për shtetin e Kosovës

 
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, në kuadër të shënimit të 31 vjetorit të miratimit të Deklaratës Kushtetuese të Kuvendit të Kosovës më 2 korrik të vitit 1990, tha se Kosova është vend i lirë e sovran dhe do të qëndrojë i tillë gjithmonë.
Ajo tha se është momenti për t’i kujtuar kontributin e secilit prej tyre kryetari i Kuvendit të atë hershëm Ilaz Ramajli, hartuesi i deklaratës 2 korrikut Gazmend Zajmi e deri te kuvendari i fundit atdhedashës.
Deklarata Kushtetuese e miratuar e asaj kohe sipas presidentës ishte akt politik dhe juridik me të cilin Kosova përfundimisht nuk pranoi t’i nënshtrohej shtypjes serbe e cila sipas osmanit kishte sunduar dhunshëm dhe po bëhej gati ta mbyllte me projektin e depërtimit dhe shfarosjes së popullit të Kosovës.
Osmani tha se sot Kosova është vend i lirë e sovran në kufijtë e 17 shkurtit dhe i tillë do të qëndrojë përgjithmonë.
Ndërsa, Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca veprimin e atyre delegatëve e ka quajtur akt më të guximshëm.
Konjufca ka thënë se rëndësia e 2 korrikut merr kuptim të plotë kur shikohet nga “konsekuencat politiko juridike që pasuan në përpjekjet tona për çlirim dhe pavarësi”.

Back to top button