Osmani: 23 vjet më parë bota është lemeritur nga tmerri që ka parë

Presidentja,Vjosa Osmani pas homazheve në Reçak ka mbajtur edhe një fjalim në shtëpinë e Kulturës në Shtime, organizim ky që po mbahet për nder të të rënëve.
Osmani ka shtuar se 23 vjet më parë bota është lemeritur nga tmerri që ka parë si dhe e ka kuptuar krimin që ka ndodhur në popullatën e pafajshme civile shqiptare.
”Atë ditë kodra e bebushit, ishte pasqyrim i krimit kundër njerëzimit, shqiptarëve, gjithashtu ishte pasqyrim gjenocidial i krimit të Millosheviqit”, ka thënë Osmani.
Osmani tutje ka shtuar se propaganduesit duhet të ndjejnë keqardhje e të kërkojnë falje.

Para fjalimit, Presidentja së bashku me kryeministrin, Albin Kurti dhe kryekuvendarin, Glauk Konjufca bënë homazhe te kompleksi memorial, gjithashtu ata vizituan edhe ”Kodra e Bebushit”, që është vendi ku ndodhi masakra e Reçakut./21Media

Back to top button