Ekskluzive: Prokurori i rastit flet për RTV21 për arrestimin e serbit Milun Milenkoviç

Afrim Shefkiu, prokurori i rastit të arrestimit të serbit në Mitrovicën e veriut, ka folur për RTV21. Ai tha se po merret me rastin ndërsa theksoi se do të parashtohet kërkesa për paraburgim.

“Policia sot e ka arrestuar Milun Milenkoviç- Llune. Ndërkohë që të hënën merret aktvendimi për ndalimin e personit në fjalë. Është fjala për sulmin terrorist në zyrat e KKZ-së në dhjetor të vitit të kaluar, ky është pjesmarrës atje në rastin Pantiq dhe të tjerët. Jemi duke e pritur kërkesen për caktimin e masës së paraburgimit“, tha ai për RTV21.

Prokurori tutje u shpreh se Milun Milenkoviç është ndaluar për 48 orë./21Media

Back to top button