Osmani arrin në Pragë: Do të takohem me liderët e Evropës
Presidentja e vendit e Kosovës, Vjosa Osmani ka mbërritur në Pragë, vendin ku do të mbahet samiti i parë i Komunitetit Politik Evropian.
Ajo tha se në këtë samit po përfaqëson Kosovën në një platformë të cilën e cilësoi si të rëndësishme e që sipas saj ën të janë të gjithë të barabartë.
“Do të kemi mundësinë për t’u dëgjuar zërat tonë, si dhe për të sjellë ide dhe për të marrë pjesë në veprime kur vjen puna te sfidat e përbashkëta”, deklaroi Osmani para gazetarëve
Ajo po ashtu pohoi se do të takohet me liderë evropianë.
“Mezi pret të marr pjesë në diskutime si dhe të kem takime dypalëshe me liderët e Evropës.”, tha ajo.
“Natyrisht, ajo që ne përballemi është e madhe, sfidat janë të mëdha, por jam shumë e bindur se nëse qëndrojmë të bashkuar, do të jemi të suksesshëm në përballjen me secilën prej këtyre sfidave”, është shprehur Osmani në pritjen zyrtare të këtij samiti”, deklaroi presidentja.
Osmani sot do të takohet me presidentin e Francës, Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman, Olaf Scholz./21Media