Kaloni te përmbajtja kryesore

Më shumë se 400 persona fituan loton

Një xhekpot i lotarisë prej 4 milionë dollarë i ndarë mes një numri rekord prej më shumë se 400 fituesish, ka ndezur pyetje në Senatin e Filipineve pasi ligjvënësit skeptikë kërkojnë një hetim mbi rezultatet.
Shorti i Grand Lotto-s i drejtuar nga qeveria nxiti reagime kur secili nga 433 fituesit pretendoi një pjesë prej 9,200 dollarë të çmimit kryesor me numrat fitues 9, 18, 27, 36, 45 dhe 54 – të gjithë shumëfish të nëntë.
“Ka një nevojë urgjente që Kongresi të mbrojë dhe të sigurojë integritetin e operacioneve të lotos së PCSO, duke marrë parasysh kontributet e tyre në arkat e qeverisë dhe në ekonomi”, tha kreu i pakicës së Dhomës së Përfaqësuesve Marcelino “Nonoy” Libanan në një rezolutë të paraqitur në dhomën e ulët të martën, raporto CNN Philippines.
“Ne gjithashtu duhet të ruajmë shpresat dhe ëndrrat e miliona filipinasve që patronojnë tërheqjet e lotos çdo ditë”.
Lotaria drejtohet nga Zyra e Lotarisë së Bamirësisë në Filipine (PCSO), një agjenci qeveritare nën Zyrën e Presidentit e ngarkuar me mbledhjen e fondeve për programet shëndetësore dhe bamirësitë.
“Është një dukuri e natyrshme që ka nga ata që bastojnë në të njëjtat numra dhe shumë do të fitojnë nëse ato barazohen”, tha menaxheri i përgjithshëm i PCSCO, Mel Robles në një konferencë.
Robles tha tutje e identifikimi i fituesve në media tregoi se nuk kishte “asnjë bazë” për ndonjë dyshim për rezultatin. “Kjo duhet të jetë e mjaftueshme për ta shuar këtë çështje”, tha ai./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button