Vera Ora bisedë me Osmanin: Krenare me menaxhimin e shëndetit mendor në Kosovë

 

U. D. e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka zvilluar një bisedë live ne Instagram me nënën e Rita Orës, Vera Orën.

Tema kyçe që biseduan ishte cështja e shëndetit mendor, duke marrë parasysh profesionin e Vera Orës si psikiatre.

Osmani tha se këtë temë e zgjodhën edhe për shkak të situatës me aktuale kur bota po përballet me Covid-19, dhe izolimi ka ndikuar në shëndetin mendor, përcjell portali rtv21.tv

Fillimisht, Vera tregoi rrugëtimin e saj për t’u bërë psikiatre, ku si një nënë dhe një grua e cila jetonte në një vend të huaj që i është dashur ta mësojë fillimisht gjuhën angleze e pavarësiht të gjithave ia doli.

Vera profesionin e saj e cilësoi si special.

Sa i përket situatës me pandeminë e koronavirusit, Ora tregoi se rreth 10 milionë njerëz në botë janë afektuar nga përkeqësimi i shëndetit mendor gjatë kësaj periudhe, prej tyre 1.5 kanë qenë fëmijë.

Është si një epidemi që do të mbetet shumë më gjatë edhe pasi të kaloi Covid-19”, tha ajo.

Ajo vlerësoi se izolimi i vazhdueshëm krijon ankth të madh të cilët njerërit normal edhe mund ta tejkalojnë , por jo edhe ata me probleme të shëndetit mendor.

Po ashtu ajo vlerësoi se në Kosovë është menaxhuar mirë situata e shëndetit mendor gjatë izolimit , dhe për këtë u shpreh krenare.

Osmani e pyeti edhe se si të luftohet stigma për të folur hapur se iu përket problemve të shëndetit mendor. Vera Ora tha se njerëzit mendojnë se sëmundjet mendore janë të përjetshme, por që disa prej tyre janë edhe të shërueshme ose të menaxhueshme, e si arsye pse ekziston stigma ende në Kosovë është se popullësia është më e vogël dhe njerëzit njihen më shumë njëri me tjetrin.

Po ashtu sa i përket kësaj Ora tha se duhet të rritet niveli i edukimit rreth çështjes së shëndetit mendor.

Ora po ashtu vlerësoi se  shëndeti mendor duhet të trajtohet me rëndesi edhe nga institucionet deri te Qeveria.

Foli edhe për të bijën Rita Ora tha se ndihet krenare që ajo bart titullin si Ambasadaore e Kosovës, ndërkohë që bëri thirrje për shfrytëzimin e talentave të rinj që të promovohen nëpër botë./21Media

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Vjosa Osmani (@vjosa.osmani)

Back to top button