Osmani deklarohet për takimet në Forumin Dimplomatik të Antalisë

Preisdentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Forumin Dimplomatik të Antalisë është takuar me homologë e liderë të vendeve të ndryshme.
Osmani në rrjetet sociale ka dhënë detaje rreth takimeve që ka pasur gjatë këtij forumi.
“Edicioni i dytë i Forumit Diplomatik të Antalisë ishte një mundësi e shkëlqyer për të takuar dhe diskutuar me homologë e liderë nga mbarë bota për rëndësinë e aleancave dhe bashkërenditjes së qëndrimeve e veprimeve karshi zhvillimeve të fundit në Evropë dhe jo vetëm. E falënderoj Presidentin Recep Tayyip Erdoğan dhe Ministrin Mevlüt Çavuşoğlu për mikpritjen e delegacionit tonë”, ka shkruar Osmani.
Në mesin e takimeve, Osmani njoftoi se ka biseduar edhe me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
Tutje Osmani, ka theksuar se se bashkë me  Zëvendëskryeministren Donika Gërvalla-Schwarz, në këto takime “potencuam qëndrimin e Republikës së Kosovës në raport me zhvillimet rajonale dhe globale. ADF është shndërruar në platformë të përmasave globale për diskutime përmbajtësore e strategjike, e të cilat u realizuan në një moment tejet të rëndësishëm”./21Media

Back to top button