Osmani dekreton Ligjin për Pagat në Sektorin Publik
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka dekretuar shpalljen e Ligjit për Pagat në Sektorin Publik, të mërkurën.
Këtë për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar këshilltari i Osmanit, Bekim Kupina.
Pas dekretimit nga presidentja, ligji publikohet në gazetën zyrtare dhe një muaj më pas hyn në fuqi.
“Zyra e Presidentes ka pranuar për shpallje, Ligjin Nr. 08/L-196 për Pagat në Sektorin Publik, sot, më 4 janar 2023. Pas analizave ligjore nga Zyra e Presidentes, Presidentja Osmani e ka dekretuar shpalljen e Ligjit për Pagat në Sektorin Publik, po sot, më 4 janar 2023”, ka thënë Kupina.
Mbi 30 sindikata e organizata e kanë kundërshtuar ligjin./21Media