Kaloni te përmbajtja kryesore

​Osmani dënon ndërhyrjen e Serbisë në zgjedhje

Presidentja Vjosa Osmani gjatë një takimi me kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, vuri theks të veçantë te ndërhyrjet direkte nga Serbia në zgjedhjet lokale, një dukuri e përsëritur ndër vite, e cila po manifestohet përmes blerjes së votës, ndërhyrjeve të jashtme, frikësimit dhe dhunës.

Në këtë takim, presidentja Osmani dënoi ashpër ndërhyrjet e Beogradit zyrtar, duke bërë thirrje për angazhim të plotë në mbrojtje të integritetit të procesit zgjedhor.

E pare vendit tonë theksoi rëndësinë e zhvillimit të një procesi zgjedhor të qetë, të rregullt dhe me integritet të plotë, si themel i demokracisë dhe i besimit të qytetarëve në institucionet e vendit në zgjedhjet e 12 tetorit.

Osmani gjithashtu u bëri apel të gjithë akterëve politikë dhe institucionalë, si dhe atyre ndërkombëtarë, që të kontribuojnë në mbrojtjen e votës së lirë dhe të dënojnë çdo akt të jashtëligjshëm që cenon vullnetin demokratik të qytetarëve të Kosovës.

Më 12 tetor, në Kosovë mbahen zgjedhjet e rregullta për kryetarë të komunave dhe asamblistë të kuvendeve komunale.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button