Osmani dërgon përfaqësuesin e saj në takimin e Ambasadës amerikane për Asociacionin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të dërgojë një përfaqësues nga kabineti i saj në takimin e organizuar nga Ambasada amerikane në Prishtinë më 31 janar, e ku do të diskutohet për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Lajmin për media e ka konfirmuar këshilltari për media i Presidencës, Bekim Kupina.
“Presidentja Osmani do ta dërgojë një përfaqësues të Kabinetit të saj në këtë takim”, tha Kupina./21Media
Back to top button