Osmani dhe Lajçak diskutuan për nevojën e një zgjidhjeje konkrete mes Kosovës dhe Serbisë

1 min read

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në New York.

Lajçak ka thënë se me Osmanin diskutuan për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe nevojën për një zgjidhje konkrete.

“Në New York u takova me Presidenten Vjosa Osmani. Ne vazhduam diskutimin tonë për rrugën përpara në Dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe nevojën për zgjidhje konkrete”, ka shkruar Lajçak në Twitter./21Media