Osmani dhe Morton nesër në Shkup do të mbajnë takimin e parë të Këshillit për Partneritet, Tregti dhe Bashkëpunim

1 min read

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, nesër do të jetë nikoqir i ministres për Evropë dhe Amerikat të Mbretërisë së Bashkuar, Wendy Morton, e cila po qëndron për vizitë në Maqedoninë e Veriut.

Qëllimi i vizitës është mbajtja e takimit të parë inaugurues të Këshillit për Partneritetit, Tregtisë dhe Bashkëpunimit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar, ku nga ana e Maqedonisë së Veriut do të bashkëkryesojë ministri Bujar Osmani, ndërsa nga ana e Mbretërisë së Bashkuar do të bashkëkryesojë ministrja Wendy Morton.

Këshilli do të konsiderohet si organi më i lartë punues për implementimin e Marrëveshjes së Partneritetit, Tregtisë dhe Bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, që do të ketë rolin e koordinatorit të zbatimit të dispozitave nga Marrëveshja dhe zhvillimin e marrëdhënieve të përgjithshme ndërmjet dy vendeve. Gjithashtu në kuadër të Këshillit është paraparë që Ministrat të nënshkruajnë Rregullore për punë, si kornizë përmes së cilës do të zhvillohet bashkëpunim i plotë në kuadër të këtij organi./TV21