Ish-amabasadori i Norvegjisë në Kosovë-Borrellit: Përsëri BE -ja tregoi paaftësinë lidhur me Kosovën

Ish-amabasadori i Norvegjisë në Kosovë, Robert Bosch i ka reaguar Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell lidhur me ngjarjet e sotme në Veri të Kosovës.
Bosch ka theksuar se përsëri BE -ja ka treguar paaftësinë e saj në lidhje me Kosovën.
“Borrel de facto duke i kërkuar policisë të mos dalë kundër kontrabandistëve, po të kishte marrë mundimin të njihej me realitetin në veri të Kosovës ai do të kishte ditur se veriu drejtohet nga banda kriminale dhe koha nuk është kurrë herët për të dalë kundër tij. Pra, edhe nëse është reagimi i dhunës, ai duhet ta lavdërojë atë.”, ka shkruar Bosch në facebook.
Ndërkohë, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell është shprehur se tensionet duhet të ndalen menjëherë dhe se BE-ja është në kontakt me Prishtinën dhe Beogradin për situatën e krijuar.
Ndryshe, sot është realizuar një operacion policor kundër kontrabandës së mallrave në Prishtinë, Pejë, Mitrovicë së Jugut dhe Mitrovicës së Veriut. Përderisa në të gjitha rajonet tjera operacioni policor ka kaluar pa probleme, në veri të Mitrovicës grupe kriminale në mënyrë të organizuar janë grumbulluar, kanë krijuar bllokime të rrugëve me mjete të ndryshme transportuese, kanë përdorur bombola gazi, shok bomba, të shtëna me armë zjarri e granata dore, me qëllim të pengimit dhe sulmit ndaj zyrtarëve doganorë dhe policorë, të cilët kanë qenë në kryerje të detyrës zyrtare./21Media 

Back to top button