Osmani: Dialogu zgjidhja e vetme, “Këtë na e mëson përvoja e Maqedonisë së Veriut me konteste”

Takimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Bruksel, e komentoi ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani. Ai tha se përvoja e Maqedonisë me konteste mëson se zgjidhja e vetme është dialogu.

Kosova dhe Serbia sot nuk arritën marrëveshje. Kurti dhe Vuçiq janë pajtuar të vazhdojnë diskutimet në baza të rregullta për të shkuar më shpejt drejt normalizimit./21Media

Back to top button